6
Shkup, 2 qershor – Fakulteti i Sigurisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës sot do të organizojnë konferencë shkencore dhe profesionale që do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Tema e konferencës është “Drejt një zone të sigurt euroatlantike në një botë të globalizuar: Lidhja midis sigurisë dhe shtetit të së drejtës”.
“Qëllimi i konferencës është të inkurajojë dialogun konstruktiv për sfidat aktuale të sigurisë me të cilat po përballet rajoni euroatlantik”, kumtuan organizatorët.
BURIMI: zhurnal.mk