konferenca rinia ne veprim ben bashke 600 te rinj nga gjithe shqiperia muzhaqi garantojme perfshirjen e te rinjve ne politikeberje 67f12936e1b55

Konferenca ‘Rinia në Veprim’ bën bashkë 600 të rinj nga gjithë Shqipëria, Muzhaqi: Garantojmë përfshirjen e të rinjve në politikëbërje

April 5, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi organizoi Konferencën Kombëtare Rinore, “Rinia në veprim. Bashkërëndim i aktorëve rinorë për një zë më të fuqishëm në politikëbërje”.

Ky takim shërben për: rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të Këshillave Vendorë dhe Këshillave Studentorë mbi punën e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR)- si organ këshillimor i Ministrisë së Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët;

Informimi i Këshillave Studentorë, KVR-ve dhe organizatave rinore mbi risitë e Ligjit të rishikuar “Për rininë’’ dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të praktikave të mira mes KVR-ve, organizatave rinore dhe këshillave studentore;

Identifikimin e fushave dhe modaliteteve ku KKR, KVR, Këshillat Studentorë dhe organizatat rinore mund të bashkëpunojnë për të ndikuar në realizimin e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

Ministrja Muzhaqi në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e këtij takimi i cili kulmon punën e tre viteve në hartimin e ligjit “Për Rininë”. Muzhaqi tha se të rinjtë “nuk janë vetëm e ardhmja por janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi”.

Sipas Muzhaqit, të rinjtë e vendit tonë kanë pasur mundësi për ta thënë zërin e tyre në nivel lokal dhe qëndror dhe ligji i ri u krijon atyre kushtet për të qenë vendimarrës në ato tryeza ku hartohen politika rinore dhe u siguron mbështetjen e nevojshme tanimë edhe financiare për ti implementuar ato.

Takimi ishte i organizuar në tre panele ku pjesëmarrësit diskutuan mbi çështje të rëndësishme që prekin drejtëpërdrejtë rininë. Panelet ishin një ndërthurje mes përfaqësuesve të qeverisë dhe instirucioneve qëndrore, përfaqësuesve të pushtetit lokal, të rinjëve pjesëmarrës në KVR, KKR, KS dhe organizata në fushën e rinisë.

Aty u diskutua për ligjin e ri “Për Rininë”, projektligjin e ri “Për Vullnetarizmim”, unifikimin e zërit rinor, bashkëpunimi me pushtetin vendor, tranzicioni nga shkolla drejt punës, garancia rinore dhe këshillimi i karrierës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

props ne takime pune ne shkup sllovenia e mbeshtet reformen ne administraten publike te vendit 67f123d19ff18
Story i mëparshëm

Props në takime pune në Shkup: Sllovenia e mbështet reformën në administratën publike të vendit

qytetaret protestojne serish kunder shtrenjtimit te energjise elektrike 67f13299a55ea
Story i radhës

​Qytetarët protestojnë sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë