Konferenca “Privatësia në Epokën Digjitale”, më 27 Janar në Prishtinë ekspertë vendor dhe të huaj diskutojnë sfidat e privatësisë

January 26, 2022
min lexim

Jetojmë në një kohë kur digjitalizimi po ndodh kudo dhe po ndodh aq shpejt saqë ka lindur nevoja për tu përshtatur shpejt me ndryshimet që ky proces sjell në shoqëritë tona.

Në mesin e shumë shqetësimeve dhe rreziqeve krahas të mirave të panumërta që sjell digjitalizimi, është edhe ajo që konsiderohet e shenjtë për secilin prej nesh, privatësia jonë.

Rreziqet ndaj të cilave ekspozohet privatësia jonë në epokën digjitale shton me çdo minutë që kalon, edhe pse janë të shumta zgjidhja e sigurisë që duhet të adresojnë këtë rrezik. Megjithatë me rritjen në popullaritet të rrjeteve sociale është krijuar një vakum ku sasi të mëdha informacionesh personale ndahen dhe mbeten të ekspozuara ndaj rreziqeve të ndryshme.

Organizuar nga Cyber Security Privacy në bashkëpunim me Kolegji AAB, konferenca “Privacy in Digital Age” vjen në edicionin e saj të tretë më 27 Janar në Prishtinë.

Dhjetëra figura, nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të trupës diplomatike në Kosovë tek ekspertë të sigurisë kibernetike dhe të mbrojtjes së dhënave do të prekin një temë mjaft të nxehtë dhe aq shqetësuese siç është privatësia.

Në vëmendje të kësaj konference do të jenë siguria e të dhënave tona personale në institucionet shtetërore, ligjet e privatësisë GDPR, rëndësia dhe siguria e të dhënave të hapura, siguria e të dhënave dhe sfidat e privatësisë, privatësia në media. Tematikat do të trajnohen nga panele diskutimi përbërë nga ekspertë të shquar në siguri dhe privatësi.

Disa prej temave që do të trajtohen në këtë konferencë janë:

  • GDPR-Sfidat dhe Shkeljet
  • Siguria e te dhënave ne institucionet shtetërorë
  • Privatësia dhe Hakimi
  • Përgjimi i ligjshëm & privatësia dhe publikimi/mediat

Konferenca Privacy in Digital Age mbledh për vitin e tretë me radhë ekspertë ndërkombëtar dhe vendor për të shtjelluar sfidat e privatësisë në epokën digjitale.

Nga fjalëkalimet tek emailet, kartat bankare, llogaritë bankare, profilet e medias sociale, keq përdorimi i informacioneve personale si pasaporta apo mjete të ndryshime identifikimi, rreziqet me të cilat përballemi janë të panumërta në epokën digjitale.

Si qytetarë digjitalë, përtej obligimeve, kemi edhe të drejtat që sigurojnë prezencën tonë online dhe adresojnë shqetësimet e privatësisë që kemi. Mbi të gjitha sot më shumë se kurrë ka lindur nevoja për të ndërgjegjësuar dhe edukuar veten dhe shoqërinë.

Të gjitha mediat janë të ftuara ta përcjellin këtë konferencë të një rëndësie të veçantë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Instagram redukton shikueshmërinë e postimeve abuzuese

Story i radhës

Kombet e reja të Ballkanit të vjetër

Të fundit nga

ShkoLartë