Konferenca për siguri në Mynih, Kovaçevski: Morëm mbështetje për eurointegrime

February 20, 2022
1 minut lexim

Kreu më i lartë shtetërorë i prirë nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, po qëndrojnë në Mynih ku i kanë dhënë mbështetje procesit të Berlinit, por edhe kanë marrë mbështetje të fuqishme nga shumë vende pjesëmarrëse për sa i përket tejkalimit të dallimeve me Bullgarinë dhe vazhdimin e rrugës euroatlantike të vendit.

Pas vizitave të shumta, Kryeministri Kovaçevski potencoi se energjia e re në bisedimet me Sofjen zyrtare është vlerësuar lartë, dhe është rruga e vetme që ti vazhdojmë bisedimet me qëllim që ti tejkalojmë dallimet.

“Në takimet me përfaqësuesit më të lartë të NATO-së, BE-së, dhe të SHBA-së, vërtetuam angazhimin dhe përcaktimin tonë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit dhe tërë botës. Edhe njëherë kemi marrë përkrahjen e njëzëshme nga të gjithë miqët tanë, dhe prandaj mbetemi akoma fuqishëm të orientuar në rrugën tonë eurointegruese. Energjia e re në bisedimet me Sofjen zyrtare është vlerësuar lartë, dhe është rruga e vetme që ti vazhdojmë bisedimet me qëllim që ti tejkalojmë dallimet. Integrimi i RMV-së në BE nënkupton fillimin e një ere të re të zhvillimit ekonomik, stabilitet dhe zhvillim të përgjithshëm për banorët e vendit tonë, dhe nga ky rrugëtim nuk duhet të largohemi. Në këto takime edhe njëher potencuam se procesi i Berlinit është dhe mbetet prioritet, ndërsa në iniciativat siç janë ‘Ballkani i Hapur’, shohim si veprim inspirues për bashkëpunim rajonal” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë është Donbass dhe si funksionojnë dy republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut

Story i radhës

Taravari edhe zyrtarisht në agjendën e VMRO-DPMNE-së

Të fundit nga

ShkoLartë