60 liderë të botës, tre ditë të konferencës dhe vetëm një sfidë kryesore. Nisi Konferenca Globale në Mynih me sfidën kryesore se si ë vendosen konturat e marrëveshjes potenciale të paqës midis Ukrainës dhe Rusisë.
Në mesin e liderëve të botës, në këtë konferencë gjendet edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, I cili ka shpërndarë një video-material nga prezenca në këtë Konferencë.
Ai është takuar e Kristof Hojzgen – Kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Sic shkruan Mickoski, është biseduar për çështjet e sigurisë në Evropë, zhvillimin e rajonit por edhe për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe pengesat në këtë rrugë.
Në këtë temë është biseduar edhe gjatë takimit me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Ndryshe, krahas Kryeministrit Mickoski pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut janë edhe Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, Ministri I jashtëm, Timço Mucunski, ai I Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Burimi: TV KLAN