Konferenca e PPE në Podgoricë/ Berisha: Delegacioni i PD, dëshmi e angazhimit për përshpejtimin e integrimit

March 17, 2025
1 minut lexim

Kryedemokrati Sali Berisha është i pranishëm në Podgoricë, ku po merr pjesë në një konferencë të nivelit të lartë të organizuar nga Partia Popullore Europiane, që fokusohet mbi zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor.

Në postimin e tij, Berisha ka theksuar se konferenca konfirmon angazhimin e Bashkimit Europian për rajonin dhe se ai do të flasë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Partisë Demokratike, përmes një delegacioni të nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit të partisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit.

Në panelin e organizuar, ku morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të rajonit, Berisha ka kërkuar mbështetje të mëtejshme për avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Postimi i kreut të PD Sali Berisha:

Sot në Podgoricë, në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga PPE mbi zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Me pjesëmarrjen e Presidentit të PPE-së, z. Manfred Weber, konferenca konfirmon angazhimin europian për rajonin.

I ftuar në një panel me përfaqësues të lartë nga rajoni, do të flas mbi procesin e integrimit. Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësohet nga një delegacion i nivelit të lartë, si dëshmi e angazhimit tonë për përshpejtimin e integrimit

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Demolohet objekti i komunës së Koçanit, Prokuroria nuk vlerëson se ka vepër penale

Story i radhës

Reagon OVL e UÇK-së: Specialja nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait

Të fundit nga

Disa mënyra për të përmirësuar kujtesën

Pothuajse të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të harrojnë diçka të një rëndësie të veçantë, shpesh pas ndonjë minute, pavarësisht se jeni përpjekur ta kujtoni me ngulm. E vërteta është se një
sqmken
ShkoLartë