Pas takimit ‘kokë më kokë’ në Kryeministri, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nënshkruan një marrëveshje mes dy shteteve në prag të nisjes së konferencës për mediat.
Një prej marrëveshjeve ishte “deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë”.
Marrëveshja e radhës ishte “Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri”.
Marrëveshja e tretë ishte ajo për “Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin”.
BURIMI: Bota Sot