Konferenca e parë e patundshmërive në Shkup/ Maqedonia, vend në zhvillim me shumë potenciale

Cilave kategori komerciale të patundshmërive do t’u kushtohet rëndësi, si të motivohen investitorët dhe çka duhet të bëjmë për të zhvilluar tregun tonë janë disa nga çështjet që u trajtuan në konferencën e parë të patundshmërive të organizuar në vendin tonë. Por si qëndron Maqedonia e Veriut në raport me vendet tjera nga rajoni në aspekt të zhvillimit të tregut?

“Në kategori të ndryshme por, jemi këtu për të kontribuuar në secilën nga to. Ne kemi sektor ndërtimor seriozisht të zhvilluar, sektori i banimit me projekte që konkurrojnë në projekte botërore dhe ende presim projekte të tilla të zhvillohen. Gjithashtu shohim zhvillim të madh të deri diku segment të plotësuar të qendrave tregtare që arrin në maksimumin e kësaj kategorie megjithatë në rend dite janë retail parqet të cilat në fqinjësi janë shumë të zhvilluar ndërsa tek ne ka vetëm një”, tha Katarina Nikollov, Fortonmk.

Sipas Stela Dhamit nga Colliers International, Maqedonia e Veriut ka ecur shumë në zhvillimin e zonave të lira, por jo edhe të turizmit.

“Tregu i Maqedonisë së Veriut ngelet një treg shumë interesant sidomos në fushën e investimeve në logjistikë dhe në zonat e lira ekonomike. Në këtë drejtim do të thosha se Maqedonia e Veriut është më përpara Shqipërisë. Unë besoj se Maqedonia e Veriut mund të bëjë shumë më shumë në këtë pikëpamje. Ne kemi fatin e madh që jetojmë në një prej zonave më të bukura të botës për sa i përket bukurisë gjeografike, thjesht na mungon le të themi dëshira për të zhvilluar projekte të cilat janë të qëndrueshme”, pohoi Stela Dhami nga “Colliers International”

E në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të zonave të lira ekonomike, Drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjiko-Industrial Jovan Despotovski tha se me modelin që e kanë zbatuar tashmë 18 muaj po përfitojnë edhe kompanitë vendore.

Model ky që mundëson që kompanitë vendore, ato ndërtimore por edhe kompanitë e sigurimeve të marrin pjesë nga kulaçi i investimeve të huaja që hyjnë në shtet. Unë vetëm do ta cek se gjatë vitit të fundit arritëm që në këtë segment të rrumbullakojmë projekte në të cilat janë të angazhuara kompani vendore me mbi 60 milionë euro dhe në mënyrë shtesë jemi duke punuar në 3 projekte tjera të cilat në periudhë relativisht të shkurtër sektori ndërtimor vendor si dhe sektori financiar të hyjnë në një cikël investimesh 100 milionë euro, do të thotë të marrin pjesë nga ky kulaç”, pohoi Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI.

Përndryshe, kjo ishte Konferenca e parë e Patundshmërive në vendin tonë në të cilën u diskutuan 6 tema ndërsa të pranishëm ishin ekspertë të ndryshëm nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Massaro: E ndihmoja Ancelottin të ngrihej çdo mëngjes për të shkuar në stërvitje

Story i radhës

Gjykata e Pakistanit dërgon ish-kryeministrin Khan në paraburgim policor, rritet numri i të vdekurve mes protestave

Të fundit nga