Koncesioni i sterilizimit, GJKKO vendos arrest me burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

August 17, 2023
1 minut lexim

GJKKO vendosi masat arrest me burg për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapaj mashtrim me pasoja të rënda.

Kurse për Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu arrest shtëpie, detyrim paraqitje për Arben Gjata, Naile Abazi, Gent Burazeri  për akuzën shpërdorim detyre, Pertref Mersini masa detyrim paraqitje.

Në lidhje me këtë çështje, disa distë më parë është paraqitur në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Më herët, është pyetur edhe ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arabia Saudite dhe Kina nënshkruajnë 12 marrëveshje në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës

Story i radhës

Befason Rron Gjinovci, i drejtohet Albin Kurtit: Je kah shkon rrugës t’Hashimit haver!

Të fundit nga

ShkoLartë