komuniteti shqiptar i selanikut vizitoi itshksh ne 627904b71b5b0

Komuniteti Shqiptar i Selanikut vizitoi ITShKSh-në

May 9, 2022
1 minut lexim
selanik5

Mbrëmë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup e vizioi një grup prej rreth 50 shqiptarësh që jetojnë dhe veprojnë në Selanik të Greqisë, nën organizimin e unionit Komuniteti Shqiptar i Selanikut. Grupi udhëhiqej nga kryetari i kësaj organizate, shkrimtari dhe përkthyesi Luan Zyka, cili është një nga zërat më artikulues të interesave të komunietit shqiptar atje.
Delegacioni i cili në vizitën dyditore në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, shoqërohej nga bashkëpunëtori i jashtëm i Institutit Mehmet Prishtina, u prit nga drejtori Skender Asani dhe punëtorë tjerë shkencorë.
Me këtë rast, mysafirët e veçantë u njoftuan më gjerësisht me punën e ITShKSh-së për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, historike e shpirtërore të shqiptarëve të Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut. Ata në mënyrë të veçantë u interesuan për të kaluarën ilire-shqiptare të Shkupit, për fatin e shqiptarësisë së Shkupit, për veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Gonxhe Bojaxhiut e Hasan Prishtinës.
Ndryshe, Unioni “Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, është organizatë jo shtetërore, jo fitimprurëse dhe jo partiake, e njohur ligjërisht nga Gjykata e Selanikut në Greqi në janar të vitit 2021. Krijimi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut përbën një zhvillim të natyrshëm të organizimit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Selanik. Misioni kryesor i këtij unioni është bashkimi dhe organizimi i qytetarëve me prejardhje nga Shqipëria me synim faktorizimin e tyre me të drejta të dhe detyrime të barbarta të siguruara nga ligjet demokratike, njëkohësisht duke respektuar dhe zhvilluar vlerat e traditave të tyre kulturore dhe kombëtare.

selanik1

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ARTAN GRUBI 1 1
Story i mëparshëm

Grubi për Ditën e Europës: Sot shënojmë 72 vjetorin e paqes dhe unitetit

xbox rikthehet normalitetit pas dy ditesh nderprerje 62790538e7916
Story i radhës

Xbox rikthehet normalitetit pas dy ditësh ndërprerje

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë