Komunikacioni rrugor në rrugët shtetërore të Maqedonisë, zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga nesër në ora 12, ura mbi lumin Kumanovka në rrugën R1204, pjesa Kumanovë – Shën Nikollë, do të jetë e kalueshme për qarkullim.