Komunës së Suharekës i zhbllokohet llogaria bankare

October 29, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se xhirollogaria bankare e kësaj komune është zhbllokuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka falënderuar mediat për angazhimin e tyre pasi sipas tij presioni publik dha rezultat.

“Presioni publik dha rezultat. U njoftova  se xhirollogaria e Komunës së Suharekës është tashmë aktive. Faleminderit mediave kudo për angazhimin e sotëm. Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar. Puna do të vazhdoj e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai.

Të hënën Muharremaj, njoftoi se institucionet e nivelit qendror kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të Komunës së Suharekës.

Sipas tij bllokimi ndodhi si pasojë e kontratës kolektive dhe kërkoi që të mos mbesin peng i një marrëveshje të cilën tha se duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Financace, Hekuran Murati e quajti dezinformatë, duke thënë se Qeveria nuk mbyll llogari bankare të komunave, por përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.

“Dezinformatat nuk kalojnë!Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mosbindja civile/ Tensione të vogla, përfundon pa incidente protesta 3 orëshe e opozitës…

Story i radhës

E mërkura kryesisht me diell

Të fundit nga

ShkoLartë