Komunave dhe qytetit të Shkupit u ndalohet themelimi i NP për ndriçim publik

October 30, 2022
1 minut lexim

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe manipulimeve në sigurimin e shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, Qeveria ka marrë vendim me të cilin ua ndalon komunave dhe qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare për kryerjen e veprimtarisë nga interesi publik, ndriçim publik, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp, pas seancës së Qeverisë.

Ai theksoi se vendimi është marrë pasi siç tha ai, informacionet thonë se komunat kanë themeluar ndërmarrje ose veprimtari publike, ndriçim publik ose ua kanë ndarë ndërmarrjeve publike ekzistuese.

“Atë që kemi thënë në fillim të vitit tashmë është e njohur nga kryetarë të caktuar të komunave. Kemi marrë vendime në Këshillat e qyteteve të caktuara ku është bërë dëm në gjashtë muajt e parë prej 30 milionë eurosh dhe është dashur të jetë në kurrizin e qytetarëve”, sqaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për vendimin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lideri Struga Trim Lum barazon, ruan epërsinë ndaj rivalëve 

Story i radhës

​Detaje për rrugën njëkahore në Prishtinë, qytetarët mbështesin zgjerimin e shesheve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë