Komunat dhe spitalet kanë borxhet më të mëdha!

February 21, 2022
min lexim

Komuna e Tetovës sërish është ngjitur në vendin e lartë “të tretë” në listën e gjatë të borxhlinjve të Ministrisë së Financave. Ndër subjektet me shumat më të larta të borxheve, përveç komunave, janë edhe kompanitë shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Borxhe milionëshe kanë raportuar edhe institucionet shëndetësore publike. Portalb.mk i rendit dhe i analizon subjektet me shumat më të mëdha të detyrimeve të prapambetura, por të papaguara.

Borxhet e komunave…

Në vetëm tre muaj, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të komunave arritën në 6,1 milionë euro të reja. Në fund të dhjetorit të vitit 2021, borxhi total i komunave arriti në 68,9 milionë euro, ndërsa në fund të shtatorit (tremujori i tretë) ai ishte 62,8 milionë euro.

Tre komunat janë në “dhjetëshen” e parë të subjekteve me shumat më të larta të borxhit. Konkretisht, komuna e Tetovës me totalin e detyrimeve të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 13,5 milionë euro u ngjit në vendin e tretë të lartë, komuna e Ohrit me borxh prej 8,5 milionë eurosh është në vendin e pestë, ndërsa komuna e Gostivarit me borxh prej 5,9 milionë eurosh është në vendin e dhjetë në listën e re të borxhlinjve.

Ndër komunat me borxh më të madh janë komuna e Strugës me borxh prej 3,4 milionë euro, komuna e Karposhit me 3,3 milionë euro, komuna e Dellçevës me borxh prej 3,1 milionë euro, komuna e Kërçovës me 1,8 milionë euro dhe komuna e Sarajit me detyrime të raportuara të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 1,7 milionë euro. Komunat e tjera kishin borxhe më të ulëta se 1,5 milion euro.

Borxhet e ndërmarrjeve publike dhe të kompanive shtetërore…

Përveç komunave, me borxh të përgjithshëm prej 179,2 milionë euro janë ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shtetërore, ndërsa ndërmarrjet publike komunale kanë raportuar detyrime të prapambetura dhe të papaguara në vlerë prej 58,4 milionë euro.

Kështu, nga kompanitë shtetërore dhe ndërmarrjet publike shuma më të larta të detyrimeve të prapambetura dhe të papaguara kanë SH.A. “Burimet Energjetike të Maqedonisë” me 82,6 milionë euro borxh të raportuar, SH.A. HM “Transporti” me borxh prej 64,9 milionë euro, NP “Sistemi Kolektor” Shkup me 8,6 milionë euro, NP “Ujësjellësi” Kumanovë me 8,1 milionë euro, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup me 7,3 milionë euro borxh të raportuar dhe SH.A. “ELEM” – Shkup me një shumë prej 7,3 milionë euro – të gjitha të përfshira në top dhjetëshen e subjekteve me shumat më të larta të detyrimeve të prapambetura, por të papaguara. Shuma më të mëdha të borxhit kanë edhe këto shoqëri aksionare shtetërore dhe ndërmarrje publike: SH.A. “Ekonomizimi me ujërat” Shkup me një borxh prej 5,5 milionë euro, NKP Tetovë me 4,9 milionë euro, NP “Ujësjellësi” Ohër me 4,8 milionë euro, NP “Pastërtia dhe Gjelbërimi” Kumanovë me 4,2 milionë euro të raportuara dhe NP Për veprimtari komunale Strumicë me 4,1 milionë euro, NP “RTM” – Shkup me detyrime të papaguara të raportuara në vlerë prej 3,7 milionë euro. Kompanitë e tjera publike kanë më pak se 3 milionë euro borxh.

Borxhet e institucioneve shëndetësore

Borxhet e institucioneve publike shëndetësore në fund të vitit të kaluar arritën në 67,8 milionë euro – detyrime të prapambetura dhe të papaguara për baza të ndryshme, raportuan spitalet, klinikat, institutet. Lista e borxhlinjve përfshin një sërë spitalesh të përgjithshme nga pothuajse të gjitha qytetet.

Sipas shumës, borxhin më të lartë prej gati 6,4 milionë euro e ka raportuar Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë – Shkup, borxh prej 4,3 milionë euro kishte SPQ “8 Shtatori”, e më pas vijnë Instituti i Mjekësisë Transfuzive me borxh prej 4,3 milionë euro, Klinika për traumatologji, trajtim ortopedik, anestezi, reanimacion dhe kujdes intensiv dhe qendra emergjente – Shkup ka borxh prej 3,8 milionë euro, Spitali i Përgjithshëm-Kërçovë 3,7 milionë euro, Spitali i Përgjithshëm-Kumanovë ka borxh prej 3,3 milionë euro, Spitali i Përgjithshëm-Ohër 3,2 milionë euro, ndërsa ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë ka raportuar fatura të papaguara në vlerë prej 2,9 milionë euro. Institucionet e tjera publike shëndetësore kanë më pak se 2,8 milionë euro borxh.

Në kushtet e krizës financiare-energjetike dhe pamundësisë së komunave dhe ndërmarrjeve publike për t’i paguar në kohë dhe në tërësi faturat e energjisë elektrike, borxhet e këtyre subjekteve pritet të rriten në tremujorin e parë të këtij viti. Por, statusi përfundimtar i detyrimeve do të varet nga fakti nëse komunat do të marrin një injeksion financiar nga pushteti qendror në mënyrë që t’i përmbushin detyrimet e tyre aktuale dhe kështu të mos krijojnë detyrime të reja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëno moj, jemi në rrezik nga shpërbërja e Kosovës!

Story i radhës

“U shpërngulën me dhunë nga serbët”, Beniada rrëfen se pse përdor mbiemrin e nënës (FOTO LAJM)

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë