Komuna e Vushtrrisë dhe ndërmarrja “Ibër-Lepenc” vazhdojnë marrëveshjen që siguron mbulimin e 50 për qind të kostos së ujitjes për tokat bujqësore

April 11, 2025
1 minut lexim

Komuna e Vushtrrisë dhe ndërmarrja “Ibër-Lepenc” kanë vazhduar marrëveshjen që siguron mbulimin e 50 për qind të kostos së ujitjes për tokat bujqësore.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me ndërmarrjen “Ibër Lepenc”, jemi të lumtur që edhe këtë vit po vazhdojmë marrëveshjen e cila siguron mbulimin e 50% të kostos së ujitjes për tokat bujqësore”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se vazhdimin edhe për këtë vit të këtij bashkëpunimi e zyrtarizuam sot bashkë me kryeshefin e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.

“Komuna jonë në vazhdimësi do të angazhohet në përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural”, ka thënë ai. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Steinmeier: Ushtria evropiane nuk mund ta zëvendësojë NATO-n

Story i radhës

Sot takohen liderët e VLEN-it, Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranushme për të gjithë

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 27 maj 2025

Dashi Përfitoni nga ambienti i ngrohte qe kane krijuar yjet ne jetën tuaj ne çift dhe dashurojuni ashtu si e ndjeni. Mos mendoni për askënd tjetër. Beqaret nuk do kënaqen me takime
sqmken
ShkoLartë