Nga komuna e Tetovës sot njoftuan se Drin Imeri, nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri” ka marrë vendin e parë në Maqedoni, në garat shtetërore të matematikës të organizuara nga Lidhja e Matematikanëve në Maqeddoni, përcjell TV21. Por në listën e publikuar figuron se Drini është i 14 në listë, me 90 pikë, ndërsa në krye të listës është Pançe Banskoliev nga shkolla fillore “Marshall Tito” në Murtino të Strumicës. Drini figuron si i pari në garë nga nxënësit shqiptarë.
Në lidhje me: Komuna e Tetovës: Drin Imeri fitoi vendin e parë në garat shtetërore të matematikës në Maqedoninë e Veriut
Burimi: TV21