Nga komuna e Tetovës thonë se ndërmerren masa dhe se kanë shqiptuar 40 dënime dhe 80 paralajmërime ndaj ndotësve .
Por për organizatat joqeveritare këto masa nuk janë të mjaftueshme, gjersa shtojnë se në këtë luftë duhet të kyçen dhe institucionet qendrore.
Me mbylljen e fabrikës “Jugokrom”, ndotja në Tetovë nuk është si më parë, megjithatë qytetarët vazhdojnë thuajse çdo ditë të thithin ajër të ndotur. Sipas mjekut nga Qendra për Shëndetit publik në Tetovë, Ratko Davidovski, shkaktarët e ndotjes janë të shumtë, por si më kryesorët e sheh mënyrën e ngrohjes, trafikun dhe ndërtimet.
Ndryshe sipas një raporti të UNICEF-it për Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 për qind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën 1-vjeç. Edhe Instituti i Shëndetit Publik në fillim të vitit 2024 e publikoi një raport sipas të cilit pothuajse 18 për qind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoni mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimit të grimcave PM 2.5.
Burimi: alfax.mk