komuna e tetoves ndan 1 200 000 denare per familjaret e viktimave dhe te te lenduareve te tragjedise ne kocan 67e16de8582f7

Komuna e Tetovës ndan 1 200 000 denarë për familjarët e viktimave dhe të të lënduarëve të tragjedisë në Koçan

March 24, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 24 mars – Në një akt solidariteti dhe humanizmi, sot u mbajt seanca e 49-të e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Tetovës, ku u miratua me unanimitet propozim-vendimi për ndarjen e 1,2 milionë denarëve si ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe të të lënduarve në tragjedinë e 16 marsit 2025 në Koçan.

Nga Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me publikun në kuadër të Komunës së Tetovës në një kumtesë theksojnë se ky vendim nuk është vetëm mbështetje materiale, është një mesazh i fuqishëm bashkimi dhe empatie, që dëshmon se Komuna e Tetovës qëndron pranë atyre që po kalojnë momente të vështira.

“Në këto çaste zie dhe dhimbjeje, kjo ndihmë shkon përtej vlerës monetare — ajo simbolizon shpirtin e humanizmit dhe forcën e solidaritetit, duke treguar se së bashku mund të përballojmë çdo sfidë. Tetova e ka dëshmuar gjithmonë se nuk është vetëm një qytet, por një komunitet që bashkohet në momentet më të vështira. Kjo ndihmë nuk do ta shlyejë dhimbjen, por shpresojmë që do të sjellë pak lehtësim dhe do të jetë një mesazh i qartë se nuk jeni vetëm”, bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Në kumtesë thuhet se Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë, duke dëshmuar se solidariteti është themeli mbi të cilin ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të ndjeshme.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

murtezani rmv ka siguruar 52 milion euro nga agjenda reformuese e be se 67e16de57a0ff
Story i mëparshëm

Murtezani: RMV ka siguruar 52 milion euro nga Agjenda Reformuese e BE-së

artan hoxha veliaj ka bere mbledhje me video call nga burgu u mblodhen telefonat 67e1734a7d4a4
Story i radhës

Artan Hoxha: Veliaj ka bërë mbledhje me video-call nga burgu, u mblodhën telefonat

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë