Komuna e Tetovës: Ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm

May 31, 2022
1 minut lexim

Komuna e Tetovës informon se në bazë të të dhënave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ajri nuk është i ndotur deri në atë masë që të jetë i dëmshëm.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që kjo situatë të tejkalohet pa krijuar panik.

“Edhe pse sot në qytetin tonë kundërmon erë shumë e keqe për shkak të zjarrit të djeshëm në një fabrikë për materiale izoluese, duam të njoftojmë qytetarët se sipas rezultateve zyrtare të shpallura rregullisht nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit Hapësinor, fatmirësisht ajri nuk është i ndotur deri në atë masë sa që të jetë i dëmshëm”.

“Ju kishim apeluar që këtë situatë ta kalojmë së bashku pa krijuar ndonjë panik.
Cilësinë e ajrit mund ta shihni edhe tek faqja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në linkun si në vijim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, dje për shkak të ndotjes së ajrit që u shkaktua nga zjarri, me vendim të Komunës së Tetovës, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme u liruan nga procesi edukativo-arsimor.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Budima: Shahu i Kosovës në rrugë të mbarë 

Story i radhës

Bitcoin ngjitet mbi 30 mijë dollarë

Të fundit nga

ShkoLartë