Komuna e Skënderajt: U bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes të shtuar që mos i vënë flakën tokave bujqësore

July 1, 2024
1 minut lexim

Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve atje kanë shpërthyer një numër i zjarreve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ka dyshime që zjarret janë qëllimshme nga njerëzit.

“Marrë parasysh temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve dhe mungesës së kujdesit të nevojshëm nga njeriu, janë shpeshtuar rastet e zjarreve në komunën tonë, gjendje kjo që po rrezikon shëndetin publik, faunën dhe ambientin”.

“Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit janë duke bërë të pamundurën, me gjithë rrezikun për jetë, të shuajnë zjarret dhe të ruajnë pasurinë publike dhe private. Komuna e Skenderajt u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdesin e shtuar që mos t’u vënë flakën tokave bujqësore, ngase ka dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftim. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Mickoski jo plotësisht dakord me Agelerin: Marrëveshja me Bullgarinë mund të negociohet

Story i radhës

​60-vjeçari mbyt me veturë 9 persona në Korenë e Jugut

Të fundit nga

Prishtina e Re nuk ka të ndalur

Prishtina e Re nuk ka të ndalur në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B. Rezultatet  Fushë Kosova – Prishtina e Re 1:2 Vjosa – Ramiz Sadiku 0:1 KEK-u –
ShkoLartë