komuna e skenderajt nenshkruan marreveshjen per trajtimin e qenve endacake 62014686c99bc

Komuna e Skenderajt nënshkruan marrëveshjen për trajtimin e qenve endacakë

February 7, 2022
1 minut lexim

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Fondacionit StrayCoCo/Stiftung Steinbüelweg nga Zvicra, për trajtimin e qenve endacakë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, po fillon eliminimi i njërit prej problemeve më të mëdha që përballen të gjitha komunat e Kosovës.

“Po fillojmë eliminimin e një prej problemeve me të cilin përballen të gjitha komunat e Kosovës – qentë endacakë!

“Nënshkruam marrëveshjen në mes të Komunës së Skenderajt dhe Fondacionit StrayCoCo/Stiftung Steinbüelweg nga Zvicra, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi jo të vogël, me aktivitete të njëpasnjëshme si kastrimi, sterilizimi, trajtimi adekuat siç parasheh aspekti profesional, dhe veprime të tjera të standardizuara”, ka thënën kryetari Nura.

Qëllimi final i kësaj marrëveshjeje bashkëfinancimi, përveç aktiviteteve të parapara profesionale nga veterinerët, është zvogëlimi i numrit të tyre dhe rritja e sigurisë së qytetarëve.​

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

praglufte ne ukraine ish ministri i jashtem shqiptar tregon se cfare fshihet pas letres se rusise 62014684c9a2c
Story i mëparshëm

Praglufte në Ukrainë/ Ish-Ministri i Jashtëm shqiptar tregon se çfarë fshihet pas letrës së Rusisë

d0b0d0b3d180d0b5d181d0b8d0b2d0bdd0be d181d0b5 d0bed0b4d0bdd0b5d181d183d0b2d0b0d0bb d0bad0bed0bd d0bfd0bed0bbd0b8d186d0b8d181d0bad0b8 62014774887f0
Story i radhës

Агресивно се однесувал кон полициски службеници

Të fundit nga

ShkoLartë