Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti përmes rrjeteve sociale njoftoi se në mbledhjen e sotme Kësillit të komunës së Sarajit është vendosur që të krijohet ndërmarrje publike për ndriçim publik si dhe zgjerimin e NPK-Saraj për prodhimin e energjisë elktrike.
“Sot u mbajt mbledhja e 7-të e këshillit të komunës së Sarajit. Në këtë mbledhje si pika të rëndësishme për banorët u miratuan:- Themelimi i ndërmajres publike për mirëmbajtje të ndriçimit publik “Axios” dhe – Zgjerimi i veprimtarisë së NPK – Saraj për prodhim të energjisë elktrike”, ka shkruar Bexheti.