komuna e rahovecit njofton per mbledhjen e pare te rregullt te keshillit komunal per siguri ne bashkesi 62061bf3546b2

Komuna e Rahovecit njofton për mbledhjen e parë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

February 11, 2022
1 minut lexim

Komuna e Rahovecit përmes një komunikate për media ka njoftuar se mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) do të mbahet me 21 shkurt 2022 me fillim në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:

Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19;

Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit;

Analizë e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit për vitin paraprak,
Siguria ne Trafik,

Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla,

Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Rahovecit,

Të ndryshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nganjehere eshte mire te injorosh koleget 62061bece3cd9
Story i mëparshëm

Nganjëherë është mirë të injorosh kolegët

d181d0b0d0bcd0be d0b2d0be d181d0bad0bed0bfd198d0b5 269 d181d0bed0bed0b1d180d0b0d19cd0b0d198d0bdd0b8 d0bfd180d0b5d0bad180d188d0bed186d0b8 62061d155ef3a
Story i radhës

Само во Скопје 269 сообраќајни прекршоци

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow
ShkoLartë