komuna e prizrenit miraton kompensimin financiar per kryetaret e keshillave lokale 67efe8f8cb949

Komuna e Prizrenit miraton kompensimin financiar për kryetarët e këshillave lokale

April 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë vendim për lejimin e mjeteve për kompensimin e kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Në këtë akt bëhet e ditur se lejohen mjetet financiare për kompensimin e kryetarëve të bashkësive lokale në tërë territorin e Komunës së Prizrenit, me shumën ekuivalente të anëtarëve të komiteteve obligative.

“Kompensimi për pjesëmarrjen në takime bëhet vetëm për gjashtë takime të këshillit lokal të mbajtura brenda vitit kalendarik”, shkruan në vendim.

Shuma e lejuar, sipas vendimit, do të sigurohet nga buxheti i Komunës përkatësisht pozicioni mallra dhe shërbime.

“Pjesë përbërëse e këtij vendimi është lista e kryetarëve të Këshillave lokal të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjet urbane të Komunës së Prizrenit”, thuhet në vendim, teksa Drejtoria e Administratës dhe Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave janë obliguar për zbatimin e këtij vendimi, që ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga ana e kryetarit Totaj. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

britania dhe franca e akuzojne putinin per pengim te armepushimit 67efe882d54fa
Story i mëparshëm

Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

gresa gashi tavolina shume e forte mban edhe bomba 67efea2995395
Story i radhës

Gresa Gashi: Tavolina shumë e fortë mban edhe bomba

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë