komuna e prishtines njofton per adoptimin e 10 qenve 65c9f09ed17b4

Komuna e Prishtinës njofton për adoptimin e 10 qenve

February 12, 2024
1 minut lexim

Prishtina njofton se i ka adoptuar 10 qen Komuna e Prishtinës njoftoi se edhe 10 qen endacakë janë adoptuar.

Në një njoftim në Facebook, Komuna shkroi të të hënën se falë përkushtimit dhe dashurisë, këta qen s’do të jenë më në rrugë.

“Janë adoptuar edhe 10 qen endacakë! Falë përkushtimit dhe dashurisë tuaj, këta qen nuk do të jenë më në rrugë. Siguri më shumë për qytetarët si edhe për qentë! Kjo javë parashikohet të sjellë gëzime të tjera, me pritjen e shqyrtimit të 40 kërkesave për adoptime të reja”, thuhet në njoftim.

Adoptimi i qenve ka nisur në 2023-n, ku secili qytetarë që adopton një, do të paguhet me 50 euro në muaj.

Viteve të fundit, shumë qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në kryeqytet. Situata është konsideruar e jashtëzakonshme, derisa kreu i Prishtinës, Përparim Rama, pati thënë se nëpërmjet adoptimit do të ulet rreziku nga sulmet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ukraina perballet me nje vale te re te sulmeve ajrore ruse 65c9f0635f50d
Story i mëparshëm

Ukraina përballet me një valë të re të sulmeve ajrore ruse

katica janeva lirohet pjeserisht nga burgu per te punuar ne nje zyre avokatie te djalit te saj 65c9f422db21f
Story i radhës

Katica Janeva lirohet pjesërisht nga burgu për të punuar në një zyrë avokatie të djalit të saj

Të fundit nga

ShkoLartë