Komuna e Prishtinës në proces për caktim të vendndodhjes së stacionit për Policinë e Kryeqytetit

December 13, 2024
min lexim

Policia e Kryeqytetit tash e një vit është funksionalizuar. Nga Komuna e Prishtinës thonë se janë në proces të caktimit të vendndodhjes për stacionin policor, derisa vlerësohet se do të ndikojë në parandalimin e rasteve kriminale.

Janë bërë një vit që kur është formuar Policia e Kryeqytetit.

Në kuadër të saj janë duke funksionuar disa njësi që rrjedhin nga Policia e Kosovës.

Së fundmi, major Bekim Bislimi është caktuar edhe drejtor i kësaj Policie i cili ka qenë shef i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica tregon se tashmë janë në projektim e sipër për caktimin e një ndërtese për operimin e kësaj drejtorie.

“Janë caktuar edhe numri dhe struktura organizative është aprovuar, do të jenë mbi 600 policë që do të jenë të dedikuar për kryeqytetin. Në këtë fazë jemi duke punuar që t’u sigurohet një objekt i veçantë për këtë Drejtori duke pasë parasysh që kjo Drejtori do t’i ketë njësitë e veçanta si të trafikut, si të hetimeve, si të reagimit të shpejtë, dmth do të jetë vetëm për kryeqytetin, jemi duke shiku një hapësirë publike që është në pronësi të kryeqytetit që ata të vendosen”, tha Fushtiva.

Sipas tij, krahas kësaj  janë vendosur edhe kamerat ku vlerëson se kanë dhënë efektin e tyre.

“Vetëm me përfundimin e fazës së parë të vendosjes së këtyre kamerave që janë vendosë kemi edhe ulje të rasteve por edhe rritje të zbulueshmërisë. Për arsye se Policia është duke i përdor video-incizimet për hetimin e rasteve dhe kjo është tregu jashtëzakonisht e suksesshme dhe jashtëzakonisht shumë efektive edhe në parandalim edhe në zgjedhje të rasteve. Pra, kamerat sit ë tilla roli dhe koncpeti i tyre është në preventivë, sepse ndonjëherë nuk mund të parandalohet çdo gjë”, tha ai.

Këtë veprim po e mirëpret edhe nënkoloneli në pension, Refki Morina.

Ai thotë se kjo ka qenë e nevojshme të realizohet për shkak edhe të frekuentimit të madh që ka kryeqyteti.

“Dhe kjo me departamentet e veta duhet sa më shpejt të jetë funksionale në mënyrë që rastet e ndryshme të minimizohen në kryeqytet për arsye se funksionimi i tërësishëm i këtyre sektorëve, drejtorive në kuadër të rajonit vetëm për rajonin e Prishtinës do të mundësojë për një qetësi dhe minimizim të veprave penale të cilat kryhen në rajonin e Prishtinës”, tha Morina.

Në vitin 2018 në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, ku parashihet krijimi i policisë së Prishtinës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sondazhi: Besim i ulët mes amerikanëve për emërimet e Presidentit të zgjedhur Trump

Story i radhës

Fitimi dhe Laurenti flasin me kode, ja çka thonë

Të fundit nga

ShkoLartë