Komuna e Prishtinës mes ligjit dhe projekteve pa koordinim

May 24, 2025
min lexim

Shirita të tjerë e një njoftim se punimet i ndalohen me ligj janë vendosur edhe në dy projektet tjera të Përparim Ramës, në rrugën ‘Agim Ramadani” dhe “Qamil Hoxha”.

Në rastin e parë u gjetën struktura arkeologjike afër një monumenti të mbrojtur me ligj dhe në të dyja rastet, komuna s’pati leje.

Çështja e lejes për punime e ka përcjell komunën që nga viti i kaluar me projektin e ishullit të Arbërisë e deri tek zgjerimi i sheshit “Xhorxh Bush”.

Për këto të fundit që iu lanë në gjysmë, për dallim nga projektet e tjera, Komuna s’pati asnjë reagim ndonëse e premtoi.

Për opozitën në kryeqytet, kjo nënkupton një dëshmi në vete mbi mandatin e Ramës.

”Përsëritja e veprimeve të jashtëligjshme nga ana e ekzektuvit të Prishtinës, dëshmon për qasjen e tyre arrogante dhe përjashtuese ndaj ligjeve dhe procedurave të aplikueshme në vendin tonë.  Viktimizimi dhe propaganda për bllokadë, janë karta e vetme e mbetur e kësaj qeverisje të dështuar në Prishtinë. Megjithatë, tashmë, qytetarët e kanë të qartë këtë mendësi të Përparim Ramës dhe LDK-së, andaj edhe përgjigjja qytetare për ta do të vijë shpejt, në zgjedhjet e ardhshme lokale në vjeshtë” – Gëzim Sveçla, drejtues i asamblistëve të LVV-së.

Megjithatë, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale vlerësohet se asnjëra nga palët s’është e pastër në këtë drejtim.

”Para së gjithash, përpos komunikimit të rregullt në fazën e planifikimit edhe në fazën e implementimit, të gjitha institucionet duhet ta kenë hartën qoftë të objekteve të trashëgimisë kulturore por edhe të objekteve që janë të natyra të tjera e që nuk lejohet ndërtimi. Kjo mungon nga ana e MKRS por mungon edhe përkushtimi dhe vullneti i Komunës që në fillimin e planifikimeve të projekteve, nuk konsultohet me të gjitha palët”, ka thënë Sadri Rrmoku, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.

E pasojat, përpos komunës, kanë për të rënduar edhe qytetarët.

”Fillimi dhe shtyrja e punimeve mundet të ketë probleme të tjera. Në formën siç është aktualisht, zonat e ndërtimit s’janë funksionale dhe e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe operimin e bizneseve. E dyta që po u ndodh shumë shpesh komunave për këtë është edhe çështja me operatorë, punimet vonohen dhe komuna do të ketë detyrime kontraktuale”, ka thënë , ka thënë Sadri Rrmoku, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.

Lidhur me ndalimin e punimeve të fundit, nuk është deklaruar as Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe as ai Arkeologjik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zelensky thotë se Putini po tallet me gjithë botën

Story i radhës

Prindërit miliarderë të Nicola Peltz paditen për neglizhencë, ish-punonjësja kërkon 75,000 dollarë dëmshpërblim

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë