Komuna e Prishtinës, ka vendosur që të bëjë mbylljen e rrugës tek katedralja.
Pra, rruga ‘Xhorxh Bush’, duke filluar nga udhëkryqi i ‘Bill Klinton’ deri në udhëkryqin e rrugës’Garibaldi’, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023.
Njoftimi:
“Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”.