Komuna e Prishtinës del me sqarim për orarin e punës së barnatoreve

April 26, 2024
1 minut lexim

Gjatë ditës së mërkurë  Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, anuloi “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë kufizimet në orarin e barnatoreve në kryeqytet.

Për këtë madje njoftoi, asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri.

E dy ditë më pas, (sot) Komuna e Prishtinës doli me një sqarim shtesë për qytetarët.

Në njoftim bëhet e ditur se orari i punës së  barnatoreve në kryeqytet mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).

“Sqarim për qytetarët: Orari i Punës së Barnatoreve. Të dashur qytetarë, Funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare). Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë. Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim e aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse. Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të trajtoj secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast”, thuhet në njoftim

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?

Story i radhës

Akuzuan Albin Kurtin për korrupsion, Shkëlzen Gashi “godet” “ish-regjimin e vjetër”: Paskeni qenë hajna të shfrenuar!

Të fundit nga

ShkoLartë