Komuna e Prishtinës angazhon mjekët e pensionuar

May 19, 2023
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i angazhojë në Drejtorinë e Shëndetësisë mjekët e pensionuar.

Reklama

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se do t’i angazhojnë si këshilltarë mjekët që gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet.

“Mjekët në pension të dobishëm për #kryeqytetin si këshilltarë në Drejtoria e Shëndetësisë. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe mungesën e mjekut të familjes, sot me rastin e “Ditës Botërore të Mjekut të Familjes”, së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë kemi vendosur që të angazhojmë mjekët e pensionuar, të cilët gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka thënë se nga sot ata do ndihmojnë Drejtorinë e Shëndetësisë për të krijuar një sistem më të mirë, më efikas me shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.

Ju faleminderit Florentina Batalli Sociologe, Dr. Sabahate Lleshi, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Nexhmedin Hoti, Dr. Avdullah Hoti, Dr. Sadete Hadri si dhe Dr. Muhamet Petrova, që përsëri riktheheni në krye të detyrës, në ofrim të shërbimeve duke ndihmuar mjekësinë e kujdesit parësorë në kryeqytet!”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Duro, Tairi dhe Shabani optimist: Makedonija GJP meriton respekt, por ne do ta fitojmë edhe kupën!

Story i radhës

Nëse dyshoni se partneri juaj po ju gënjen, vini re këto 5 shenja

Të fundit nga

Dita kur u krijua CNN

Cable News Network (CNN), rrjeti i parë televiziv në botë i dedikuar lajmeve 24-orëshe, filloi transmetimin më 1 qershor 1980. Ai u themelua nga magnatët e medias amerikane Ted Turner dhe Reese
sqmken
ShkoLartë