Komuna e Obiliqit shënon 28 Nëntorin, kryetari Gashi: Le të vazhdojmë të jemi të bashkuar

November 28, 2024
1 minut lexim

Për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes në skenë të UÇK-së dhe datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Komuna e Obiliqit ka mbajtur sonte një manifestim.

Kryetari Xhafer Gashi para të pranishmëve të shumtë, ka përkujtuar se liria që gëzojnë sot shqiptarët është rezultat i sakrificës dhe gjakut të shumë brezave. Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet dhe më shumë bashkëpunim.

Gashi: Le të shërbejë kjo ditë e madhe si thirrje për unitetin e kombit

“Në këtë ditë të shenjtë dhe simbolike për popullin shqiptar më lejoni të ju uroj festat. Ju shpreh urimin më të sinqertë të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të jeni të udhëhequr nga vlerat tona të përbashkëta. 28 Nëntori përfaqëson një kapitull të veçantë në historinë tonë kombëtare. Në këtë ditë me krenari kujtojmë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, paraqitjen e parë të UÇK-së dhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Liria që ne sot e gëzojmë është rezultat i sakrificës, gjakut dhe simbol i brezave. Le të jetë kjo thirrje për unitet më shumë bashkëpunim si komb”, tha Gashi.

Ndryshe, Komuna e Obiliq ka shënuar 28 Nëntorin me aktivitete të shumta. Gjatë ditës, kryetari Xhafer Gashi ka bërë homazhe në Prekazin legjendar dhe para pllakës përkujtimore të dëshmorëve në Obiliq

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

Story i radhës

Kate Moss, 50 vjeçe, në formën e saj më të mirë ndërsa feston aventurën e re me vajzën e saj Lila

Të fundit nga

ShkoLartë