komuna e obiliqit njofton per zonat ku do te filloje rindertimi ne zonat kadastrale 67fe4d5d0a1c5

Komuna e Obiliqit njofton për zonat ku do të fillojë rindërtimi në zonat kadastrale

April 15, 2025
1 minut lexim

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, do të fillojë Rindërtimin e Kadastrit në zonat kadastrale: Breznicë, Kryshevc dhe Obiliq.

Qëllimi i projektit: Harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.

Komuna e Obiliqit njofton se përfitimet kryesore të projektit janë: Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestuese (p.sh. rastet e trashëgimive), Zyrtarizimi i marrëveshjeve gojore të shitblerjeve,

Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për procesin e legalizimit.

Tutje, thuhet se faza e parë përfshin takimet informuese me banorët e zonave përkatëse, ku do të njoftoheni për:  Planin dhe dinamikën e rindërtimit; Rëndësinë e projektit; Detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse (AKK, Zyra Kadastrale Komunale dhe Komuna); Të drejtat dhe obligimet e banorëve në këtë proces.

Po ashtu, bëhet e ditur se të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të realizohen pa pagesë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kater njesi ruse sulmuan te njejten kohe ne donetsk dronet ukrainas i ndalen pamje nga aksioni ne fushebeteje 67fe4ce7b5bfa
Story i mëparshëm

Katër njësi ruse sulmuan të njëjtën kohë në Donetsk, dronët ukrainas i ndalën – pamje nga aksioni në fushëbetejë

cfare gruaje je ti as kafene sma bere gjesti ngacmon eglin pas dasmes 67fe4e88178a1
Story i radhës

“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma bëre” – Gjesti ngacmon Eglin pas ‘dasmës’

Të fundit nga

ShkoLartë