Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë të tatimit në pronë

1 minut lexim

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se sektori i tatimit në pronë njofton qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë.

Në njoftimiin e Komunës thuhet se kësti i dytë përfundon më 30 shtator, duke ju bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që ende nuk e kanë kryer pagesën, ta kryejnë atë deri më 30 shtator 2024.

“Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj. Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Për të kryer më shpejt këto obligime qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe platformën elektronik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Gara për drejtorin e ri të Policisë proces farsë, fituesi i paracaktuar”/ Salianji: Rrumbullakun e bënë “kokë turku” për skandalin e TIMS

Story i radhës

Burime amerikane të zbulimit: Rusia po përdor inteligjencën artificiale për të ndikuar zgjedhjet presidenciale

Të fundit nga