Komuna e Mitrovicës mbështet me 80 mijë euro 695 qytetarë me sëmundje të rënda

April 28, 2025
1 minut lexim

Komuna e Mitrovicës që drejtohet nga kryetari Bedri Hamza ka ekzekutuar mjete financiare për 695 qytetarë me sëmundje të rënda, në vlerë prej 80 mijë euro.

Komuna e Mitrovicës me 80 mijë euro mbështet 695 qytetarë të Mitrovicës që kanë sëmundje të rënda

Subvencionet janë ndarë për qytetarë që përballen me probleme të rënda shëndetësore, fëmijë me ngecje fizike dhe psikike, si dhe për persona me sëmundje kronike në kushte të vështira ekonomike.

Në ndarjen e ndihmës është dhënë përparësi rasteve të sapodiagnostifikuara me sëmundje malinje, gjendjes ekonomike të familjeve dhe nevojës për trajtime në institucione private vendore ose jashtë vendit, në mungesë të trajtimit adekuat në institucionet publike.

Përmes këtyre subvencioneve, Komuna e Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi vazhdojnë të përkrahin qytetarët në nevojë, duke lehtësuar sfidat e tyre shëndetësore dhe ekonomike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

Story i radhës

Ky veprim i Travis Kelce ndaj Ryan Reynolds tregoi se punët ende s’janë mirë mes çifteve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë