Komuna e Lipjanit shpërndan 273 frezë për fermerë

min lexim

Komuna e Lipjanit ka shpërndarë 273 frezë për fermerët përfitues në kuadër të procesit të subvencionimit me mekanizëm bujqësor nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këtë rast, fermerët e kësaj ane u shprehën falënderues ndaj komunës, ndërsa u premtua ndihmesë edhe për kategoritë tjera të bujqve.  

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka thënë se kjo nuk do të jetë ndihmesa e fundit për bujqit e Lipjanit.

Sipas tij, i vetmi kriter i bujqve është të përmbushin kushtet e tokës dhe ta punojnë atë.

“Me të vërtetë ndihem mirë dhe është kënaqësi që na jepet mundësia që t’i ndihmojmë atyre që me të vërtetë merren me bujqësi dhe e punojnë tokën. Në këtë vit janë 273 freza dhe do të vazhdojmë edhe për kategoritë tjerë të bujqve. Më herët kemi ndihmuar bujqit me prodhimin e qumështin. Aktualisht jemi duke iu ndihmuar 283 sera në terren”.

“Në vitin e kaluar 900 familje i kemi ofruar mbështetje dhe po vazhdojmë që t’i ndihmojmë. Ju siguroi që do të vazhdojë me rrit mbështetjen sepse infrastruktura publike është duke përfunduar, asfaltimet dhe rrugët i përfunduam. Kemi nevojë për modernizmin e shkollave tona. Kjo mbështetje kërkon kompletim të dokumentacionit. I vetmi kriter i yni për të marrë subvencion është kriteri që t’i plotësojë kushtet e tokës, dhe këto pajisje të përdorën për qëllime të punës”, ka thënë Ahmeti.

E një nga përfituesit e sotëm, është edhe Gani Jashari, i cili e konsideroi si ndihmesë të madhe marrjen e një freze.

“Na është nevojitur kjo sepse i kemi 4 hektar tokë për të punuar dje kjo na ndihmon, faleminderit prej kryetarit”, u shpreh ai.

Falënderues për këtë subvencion u shpreh edhe fermeri, Mufail Avdyli, i cili posedon nëntë hektarë tokë.

“Ka qenë shumë e nevojshme faleminderit prej komunës për këto freza, na nevojitet për të punuar tokën i kemi nëntë hektarë tokë, na e lehtëson shumë punën, për kryetarin fjalë më të mira po na ndihmojnë po na japin vullnetin për të punuar më shumë”, u shpreh Avdyli.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U kap duke transportuar ilegalisht 2 emigrantë nga Irani, arrestohet 38-vjeçari

Story i radhës

“Rusia – shtet kriminal”: Ukraina i kërkon GjPN-së të ndjekë penalisht sulmin në spitalin e fëmijëve

Të fundit nga