Punimet në objektin e ri të Komunës së Lipjanit, tanimë kanë përfunduar dhe po bëhen përgatitjet e fundit që ai të përurohet solemnisht.
Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka postuar disa fotografi, duke uruar një mbrëmje të mirë me disa pamje nga ky objekt modern.
Objekti i ri do të përurohet solemnisht të hënën, pikërisht në Ditën e Flamurit.