23
Shkup, 6 maj – Komuna e Likovës si zonë rurale e lënë pas dore ka filluar të ngjallet e të merr pamje të re. E kjo krejt falë investimeve të përbërjes së re qeveritare, më saktësisht Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Edhe pse kjo komunë aktualisht qeveriset nga kryetar nga radhët e opozitës, trajtimi i qeverisë në formë të financimit duket të jetë korrekt dhe pa qenë të ndikuar nga ngjyrat partiake. Veprimet e tilla dëshmojnë se lidershipi i përgjegjshëm punon në shërbim të qytetarëve duke lënë anash inatet politike e partiake, shkruan Zhurnal.
Likova drejt një ndryshimi drastik –
Në Komunën e Likovës dje zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri bashkë me kryetarin Erkan Arifi, inspektuan nga afër një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë zonë, fjala është për këtë projekt që mbart këto specifika:
Rruga: Sllupçan – Orizare; Gjatësia: rreth 3 km; Gjerësia: 5 metra; Rikonstruktimi i fundit: në vitet 1998/99; Buxheti: 570.000 €; Financimi: nga thirrja e parë e Qeverisë për komunat, përmes Ministrisë së Transportit.
Ky projekt është një dëshmi konkrete se investimet publike po shkojnë aty ku ka më shumë nevojë në infrastrukturën që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Rëndësia e këtj investimi –
Rikonstruksioni i rrugës Sllupçan – Orizare ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Likovës, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të rëndësishëm dhe është një arterie kryesore për qarkullimin e banorëve dhe transportin e mallrave. Përmirësimi i kësaj rruge do të lehtësojë qasjen në shërbime dhe mundësi të reja për qytetarët, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.
Ky projekt është pjesë e një serie investimesh të tjera infrastrukturore që po realizohen në Komunën e Likovës. Për shembull, është duke u realizuar ndërtimi i një rrjeti të ri ujësjellësi për banorët e kësaj komune, një projekt kapital që ka filluar me ndërtimin e rrjetit primar dhe tashmë po kalon në fazën e ndërtimit të rrjetit sekondar të ujësjellësit. Gjithashtu, janë paraparë rikonstruime të shumta të rrugëve, përfshirë ndërtimin e rrugës lokale nga fshati Likovë deri në pendën e Likovës, si dhe vendosjen e pllaka bekatoni në disa rrugë të tjera.
Edhe pse projekte tejmase të vonuara e rëndësishme është që kjo garniturë e re qeveritare po shtynë drejt zbatimit projektet e tilla që janë në shërbim të drejtpërdrejt të qytetarëve. Kjo nënkupton që inatet partiake kur tejkalohen dhe kur jeta e qytetarëve është primare puunët e mira nuk vonohen, por realizohen në kohë reale.
Megjithatë, investimet infrastrukturore përmirësojnë cilësinë e jetesës për qytetarët, krijojnë mundësi të reja ekonomike dhe kontribuojnë në integrimin e rajonit në rrjetin kombëtar të infrastrukturës. Me angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim ndërinstitucional, është e mundur që këto projekte të realizohen me sukses dhe të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Likovës. /Zhurnal.mk
BURIMI: zhurnal.mk