Komuna e Klinës dhe Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve” 

min lexim

Komuna e Klinës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK) më 6 shtator deri më 9 shtator nga ora 10:00-16:00 te Jehona e Dukagjinit në Klinë hapin ekspozitën “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”.

Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.

Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën tefqinjët,thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”.

Vetëm gjatë vitit 2021 kemi pasur 2489 raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës. Gjithashtu që nga viti 2010 deri në vitin 2022 janë 48 gra të vrara nga burrat. Prandaj, është tejet e rëndësishme që kjo ekspozitë të organizohet dhe të njoftohen qytetarët për përgjegjësitë që institucionet kanë ndaj tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Merr flakë në ecje e sipër makina në Vlorë, shkaktohen vetëm dëme materiale

Story i radhës

Vazhdon debati për kandidatët për gjykatës kushtetues në Maqedonia

Të fundit nga