Komuna e Gostivarit shpall “Qytetar nderi” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

March 1, 2023
1 minut lexim

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, këshilltarët e Komunës së Gostivarit, shpallën “Qytetar nderi”, kryetarin e Bashkiësë së Tiranës.

Propozimi i kryetarit Arben Taravari u kalua unanimisht nga ana e këshilltarëve në seancën 19-të.

“Dua të theksojë se Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri”, u shpreh kryetari Arben Taravari.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit gjatë viteve të fundit ka pasur bashkëpunime me Tiranën si në në fushën e arsimit po ashtu edhe në fushën e kulturës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Sot zhvillohen dy finalet e ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll

Story i radhës

Ibraimi: Nëse s’ka kompromis për ndryshimet kushtetuese, ndikimi rus do të rritet

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë