Në zgjedhjet e fundit lokale Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët humbën në fshatrat e Malësisë ku graviton edhe fshati Padalisht. Banorët e këtij fshati ka kohë që i drejtohen komunës për asfaltimin e rrugës në mëhallën e Gravanecit. Përgjigja ka qenë negative gjatë çdo takimi, e arsyeja ka qenë se ka humbur zgjedhjet në atë fshat dhe se rrugën nuk ua asfallton, shkruan BLIC.MK
Nisur nga ky refuzim, banorët e Gravanecit me vetëfiancim kanë bërë asfalltimin e rrugës. Janë mbi 10 tonelata asfallt që banorët e kanë siguruar me vetëfinancim, dhe vetë ato kanë kryer punimet.
Të revoltuar nga qasja selektive e kryetarit të komunës, banorët kanë reaguar në rrjetet sociale dhe i kanë apeluar Arben Taravarit që në zgjedhjet e ardhëshme as të mos drejtohet për vota në këtë fshat, pasi përgjigje do të jetë reciproke e refuzuese për atë dhe partinë e tij.
Kohëve të fundit, nga neglizhenca e drejtuesve të komunës banorët e shumë lokaliteteve po kryejnë investime me vetëfinancim.