Komuna e Gostivarit ndan nga 1.500 denarë për çdo familje që ka fëmijë në klasë të parë

1 minut lexim

Këshilli komunal i Gostivari kaloi Propozim-vendimin për mbështetje financiare të njëhershme për familjet e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2022/2023.

Sipas vendimit të Këshillit Komunal, çdo familje që ka nxënës të klasës së parë në territorin e Gostivarit do t’i ndahen 1.500 denarë.

“Me vendim të Këshillit të komunës do t’i përkrahë të gjitha familjet që kanë fëmijë që fillojnë në klasën e parë me një shumë prej 1.500 denarë, andaj shpresojmë që sadopak të kontribuojmë në uljen e shpenzimeve për përgatitjen për shkollë. Shpresojmë që kjo ndihmë të jetë e mirëpritur”, tha kryetari i këshillit, Valbon Limani.

Ndihma do të ndahet në koordinim me shkollat publike të qytetit të Gostivarit.

Story i mëparshëm

BDI pret liderët e rinj politik amerikan

Story i radhës

Fundi i Donald Trump, fitore për Perëndimin

Të fundit nga