Departamenti për Mbrojtje Sociale, Shëndetësore dhe Mbrojtjen e Fëmijëve pranë komunës së Gostivarit organizoi tribunë për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjëve me temë: “Efektet negative në shëndetin mendor dhe fizik nga përdorimi i tepërt i mjeteve teknologjike dhe rrjeteve sociale”.
Paneli u hap nga Afërdita Hamza, udhëheqëse e departamentit për Mbrojtje sociale, Shëndetësore dhe Mbrojtjen e Fëmijëve pranë Komunës së Gostivarit.
Psikologu, Prof. Dr. Musa Musai sugjeron shoqëria të punojë më shumë me të rinjtë mbi përdorim të teknologjisë moderne. Ai thotë se nëse nuk ka keqpërdorim, ka përfitime qoftë edhe nga përdorimi i rrjeteve sociale. Ai bëri thirrje tek ata të cilët janë të kyçur në procesin mësimorë të kenë ndikim që celularët të mos përdoren gjatë orëve mësimore, pasi ato defokusojnë nxënësin.
Dr. Valbon Limani, mjek dhe kryesues i Këshillit në Komunën e Gostivarit tha se nga varshmëria e teknologjisë sot nxënësit vuajnë nga sëmundja e obezitetit, kjo më e theksuar, sipas tij, është te shkollarët e mesëm.
Ky panel diskutimi vjen si projekt i Departamenti për Mbrojtje Sociale i cili nëntorin ua përkushton mbrojtjes së nxënësve në territorin e Gostivarit.
Pos organizatorëve në paneli i cili u mbajt te Shkolla e Mesme Teknike, merrnin pjesë nxënësit dhe drejtorët e shkollave të mesme dhe përfaqësues nga pushteti lokal i Gostivarit.
Burimi:________