Komuna e Gjilanit ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online

November 8, 2022
1 minut lexim

Për herë të parë komuna e Gilanit ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike

Komuna e Gjilanit përmes një postimi në Facebook njofton se për herë të parë ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike, ka thënë drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani.

Nga Zyra për Qeverisje të Mirë, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, është lansuar platforma online për konsultime publike të cilën mund ta përdorin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Komuna e Gjilanit, për herë të parë filloi me përdorimin e kësaj platforme, me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara që t’i shprehin edhe online qëndrimet e tyre lidhur me aktet e dokumentet që janë në proces të aprovimit nga Komuna”, ka thënë drejtoresha Hasani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Besimi: Procesi gjyqësorë për djegien e spitalit modular të nis sa më shpejtë, që të dëshmoj pafajësinë time

Story i radhës

​Bullgari: Oficeri i policisë kufitare u qëllua nga emigrantë të paligjshëm

Të fundit nga

ShkoLartë