Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemomarive në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti

min lexim

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të enjten mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti, ku mori pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, familjarë e kolegë të doktorit.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se Dr. Shefqeti ishte i shquar në shkencat humane si urolog me nam në Anamoravë.

“Dr. Shevqeti nuk ishte indiferent ndaj rrethanave në vend. Ishte vërtetë intelektual dhe atdhetar. I shquar në shkencat humane si urolog me nam në Anamoravë, ishte adresa e parë që e sygjeronim dhe na sygjeronin për problemet që ai si profesionist i dalluar i trajtonte. Ai nuk ishte vetëm doktor, por ai kishte pasionet e tij për lulet, kopshtin, artefaktet, historinën e shumë të tjera”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, në këtë mbledhje komemorative personalitetin e dr. Shefqet Mehmetit e kanë vlerësuar lartë edhe Dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit e kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, dr. Bujar Frangu.

Falënderim për kryetarin Hyseni për organizimin e kësaj mbledhje komemorative ka shprehur vajza e doktorit, Ebru Mehmeti, e cila edhe ka paraqitur biografinë e dr. Mehmet Shevqetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dimitrov në zyrën e Ramës: Diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian

Story i radhës

Gruevski: Në Maqedoni për momentin nuk gjykojnë gjykatat, por politika

Të fundit nga