Komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontrata me 25 biznese përfituese të granteve për vitin 2022.
Në njoftimin e komunës së Gjakovës bëhet e ditur se vlera totale e financimit për këto grante është 110 mijë Euro dhe kësaj here përfituese janë 17 biznese ekzistuese si dhe 8 Start- Up biznese, të cilat janë të fokusuara në prodhim, përpunim dhe artizanate.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj është shprehur se qëllimi kryesor i këtyre granteve është rritja e numrit të bizneseve dhe zhvillimi i atyre ekzistuese.
“Sot, Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka nënshkruar kontratat me 25 biznese përfituese të granteve për vitin 2022! Vlera totale e financimit për këto grante është 110 mijë Euro dhe kësaj here përfituese janë 17 biznese ekzistuese si dhe 8 Start- Up biznese, të cilat janë të fokusuara në prodhim, përpunim dhe artizanate. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve, Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj është shprehur se qëllimi kryesor i këtyre granteve është rritja e numrit të bizneseve dhe zhvillimi i atyre ekzistuese. “E rëndësishme është edhe rritja e numrit të të punësuarve.
Ju i keni plotësuar të gjitha kriteret e Thirrjes Publike nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe unë jam i lumtur që sot po e zyrtarizojmë procesin e dhënies së granteve në tërësi. Jam i bindur që ju do t’i respektoni në përpikmëri kontratat që po i nënshkruajmë sot sepse pas kësaj procedure do të pasojë monitorimi. Komuna e Gjakovës po punon në vazhdimësi drejt qëllimit të rritjes së vlerës financiare të granteve nga viti në vit” tha ndër të tjera ai. Vlen të theksohet se përfitues të këtyre granteve janë 9 femra si dhe 2 pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjakovës.