Komuna e Ferizajt po e shet 18 euro metrin e drunjve, qytetarët e mirëpresin këtë veprim

October 23, 2022
1 minut lexim

Çmimi i një metri dru ka shkuar deri në 80 euro.

Por në Ferizaj qytetarët kanë mundësi ti blejnë ato më lirë.

Meqë për vetëm 18 euro Komuna e Ferizajt po i shet metrin e drunjve qytetarëve të saj.

E kjo sipas drejtorit të Bujqësisë në këtë komunë, Burim Bajrami po bëhet më qellim të pastrimit të pyjeve të dëmtuara nga era e zjarret.

Por të interesuarit duhet që të prenë e ngarkojnë vetë drunjët.

Interesimi për të blerë këto dru sipas drejtorit të Bujqësisë në komunën e Ferizajt ishte mjaftë i madh.

E këtë vendim të Komunës së Ferizajt po e mirëpresin qytetarët e kësaj komune.

Por edhe pse metri është vetëm18 euro, për ta pësëri ky çmim është i shtrenjtë.

Shitja e këtyre drunjve për qytetarët e Ferizajt është bërë më pëlqimin e Agjensionit Pyjor të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona planifikon transferimin e qendërmbrojtësit të Bilbaos

Story i radhës

Horoskopi 24 tetor 2022

Të fundit nga

ShkoLartë