Komuna e Çairit kundër Perinskit: “Akademia shqiptare mund të financohet nga komunat”

October 20, 2024
1 minut lexim


Përfaqësues të koalicionit VLEN pohojnë se komunat kanë mundësi ligjore që ta financojnë Akademinë shqiptare të shkencave dhe arteve. Kjo vjen pasi ministri për vetëqeverisje lokale Zllatko Perinski theksoi se Ligji për vetëqeverisje lokale nuk lejon që paratë të shpenzohen për iniciativa që nuk janë nën kompetencat themelore të komunës. Megjithatë, nga VLEN nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre që Tetova, Çairi, Zhelina dhe Gostivari të ndajnë mjete për Akademinë. Sekretari i komunës së Çairit, Faruk Nevzati thirret në ligjin për veprimtari hulumtuese shkencore.


Ligji për veprimtari hulumtuese – shkencore ka paraparë që komunat të kenë të drejtën e financimit të veprimtarive hulumtuese – shkencore, në nenin 49, paragrafi (1): Mjetet për financimin e veprimtarisë hulumtuese – shkencore sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me qëllimet dhe prioritetet e përcaktuara me Programin nacional si dhe në programet zhvillimore me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga burime tjera: programet dhe fondet ndërkombëtare, njesite e vetadministrimit lokal”, deklaroi Faruk Nevzati, sekretar i komunës së Çairit.

Kryetari i Likovës nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi theksoi se ata aspak nuk janë të njoftuar me idetë e kolegëve nga VLEN. Nga partia paraprakisht thanë se Akademia fillimisht ishte prezantuar se organ në nivel kombëtar dhe se nuk do të japin përkrahje për një organizatë joqeveritare.


“Nuk kemi një propozim konkret, ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk ka pasur as debat publik dhe nuk mund të them diçka pa të cilën nuk e dimë se për çfarë flitet. Ndërsa ne dhe unë si kryetar i komunës së Likovës, rrjedh nga një komunë rurale ku kemi edhe buxhet simbolik”, tha mes tjerash Arifi.

VLEN për kete ide nuk mori përkrahjen as nga partneri i koalicionit VMRO-DPMNE, ndërsa socialdemokratët njoftuan se këshilltarët e tyre në këto katër komuna nuk do të votojnë për buxhetet e vitit të ardhshëm.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa shkolla në Ohër dhe Strugë vazhdojnë të kenë mungesë të teksteve shkollore

Story i radhës

I akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, arrestohet ish-deputeti i PS

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë