Komuna Çair përuron klasa moderne në SHFK “Jashar Bej Shkupi” me mbështetjen e TİKA-s

May 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 maj – Me një ceremoni të veçantë, u përurua projekti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Shkollën Fillore Komunale “Jashar Bej Shkupi”, që sjell tri klasa moderne dhe tërësisht të pajisura në funksion të përmirësimit të kushteve mësimore për nxënësit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë të Komunës së Çairit, përfshirë kryetarin e Këshillit, z. Jetmir Asani, dhe përgjegjësin e Departamentit të Arsimit, z. Ferdi Baftija. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, z. Fatih Ulusoy, si dhe drejtori i shkollës nikoqire, z. Rahim Maksuti.

Ky projekt u realizua me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), dhe përfaqëson një tjetër hap konkret në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në komunën e Çairit.

Përfaqësuesit institucionalë shprehën mirënjohje për këtë investim të rëndësishëm, duke e cilësuar atë si dëshmi të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve dhe si një kontribut të vlefshëm për edukimin e gjeneratave të reja në kushte më të mira.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bekim Sali: Sakrifica e dëshmorëve është themel i lirisë sonë dhe dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë

Story i radhës

Rama në Pogradec: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Të fundit nga

Horoskopi i datës 29 maj 2025

Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë

Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si
sqmken
ShkoLartë