Fjalë shumë të ëmbla nga ana e Tony Kroos për shokun e skuadrës Federico Valverde. Mes dy lojtarëve të Real Madrid ka një mirëkuptim shumë të mirë në fushën e lojës me mesfushorin më ekspert që ka folur për aftësitë dhe të ardhmen e kolegut të tij.
“E kam kuptuar menjëherë se ishte një djalosh për së mbari, nga momenti i parë që e kam parë. Ishte shumë i qetë dhe modest. Kjo është ajo që më ka pëlqyer më shumë nga ai”, ka thënë Kroos për Marca.
“Në çdo stërvitje ka dhënë gjithmonë maksimumin, pa pasur frikë nga asgjë. E shikoja brenda dhe jashtë fushës. Më ka pëlqyer gjithmonë mënyra e tij e lojës. Duke e vëzhguar kam kuptuar se mund të përmirësohet shumë dhe të bëhet një lojtar special.
“Në fillim loja e tij ishte shumë çrregullt, por ka dashur gjithmonë të përmirësohet dhe të fitojë besimin e trajnerëve. Mendoj se do të jetë një lojtar i nivelit botëror për Real Madrid të paktën për dhjetë vitet e ardhshme.
“Nëse vazhdon kështu, atëherë nuk shikoj asnjë limit për të. Është shumë elsatik në fushë. Nëse shikon se një zgjidhje në fushë, atëherë shkon vetë me topin drejt portës dhe shënon”.