Kompjuterët e parë me Wi-Fi 7 vinë në 2025 me shpejtësi 5.76Gbps

1 minut lexim

Puna në standardin e ri Wi-Fi 7 po vijon dhe produktet që e mbështetin këtë teknologji kanë filluar të planifikohen. Këtë javë Intel tha se kompjuterët me Wi-Fi 7 pritet të bëhen të disponueshëm në dy vitet e ardhshme.

Aktualisht Intel po zhvillon standardin Wi-Fi 802.11be dhe po pret certifikimin e Wi-Fi Alliance me teknologji që do të shfaqet tek laptopët e parë në 2024.

Standardi 802.11be i njohur si Wi-Fi do të përdorë bandën 6Ghz krahas bandave 2.4 dhe 5Ghz duke ofruar një brez të gjerë prej 320Mhz për kanal krahasuar me 160Mhz për kanal që është në Wi-Fi 6 dhe 6E.

Wi-Fi 7 gjithashtu do të rrisë transmetimin me 20% krahasuar me Wi-Fi 6/6E në 1024 – 4096 QAM duke shtuar operimin me shumë lidhje (MLO.)

Standardi do të sigurojë shpejtësi transmetimi deri në 40Gbps sipas IEEE (Institute of Electric and Eletronics Engineers) nga 9.6Gbps që ofron Wi-Fi 6/6E aktualisht.

Praktikisht Intel pret që laptopët me Wi-Fi 7 të kenë shpejtësi maksimale transferimi prej 5.76Gbps nëse sistemi mbështet kanalet 320Mhz, 4096 QAM dhe MLO. Është një rritje e konsiderueshme nisur nga fakti që Wi-Fi 6E ofron 2.4Gbps. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk zbutet Serbia nga premtimet dhe investimet

Story i radhës

Spasovski: Policia, shembull për kursimin e rrymës

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424